Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Izet Morina: Unë nuk e dëshiroj vdekjen e Albin Kurtit

NULL NULL
05.11.2015 00:18

Ballë për ballë me Shkodran Gajrakun në emisionin Ora e Fundit, në Klan Kosova, ishte Izet Morina, asambleist i PDK-së në Malishevë.

Ai ka sqaruar arsyen e shprëndarjes së fotomontazheve në faqen e tij nëFacebook, ku bëhet fjalë për një lajmërim të montuar për vdekjen e deputetit Albin Kurti dhe një tjetër lajmërim për vdekjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

“Unë nuk e kërkoj vdekjen e personit në fjalë dhe të askujt tjetër, por ajo ka qenë krejt spontane”.

“Rastësisht e kam parë postimin në Facebook dhe e kam shpërndarë, kjo ka qenë arsyeja”.

“Nuk e kam bërë me qëllimin që i kërkoj vdekjen dhe aq më pak – siç e kam parë në disa portale – që unë kërkoj vrasjen e Albin Kurtit”.

Shpërndarjen e këtyre fotografive ai e arsyeton me mospëlqimin e politikave të Albin Kurtit.

“Për politikat e Kurtit nuk nevojitet të shpenzohen shumë mendime”.

“Po shihen veprimet e tij që ai po i bën si në parlament ashtu edhe në kundërshtimin e çdo institucioni”.

Megjithatë, ai nuk e sheh të nevojshme që t’i kërkojë falje Albin Kurtit.

“Nuk ma merr mendja që Albini është shqetësuar për këto postime”.

“Prapë e potencoj se nuk e kam bërë për kërcënim dhe nuk e dëshiroj vdekjen e tij”.

 

lajme të ngjashme