Viktima e parë nga varianti Omicron regjistrohet në Britani NULL NULL 13.12.2021 19:45 13.12.2021 19:45 28 April 2021, Lower Saxony, Giesen: Cremation technician Dirk Müller brings a deceased person in a coffin labelled "SARS-CoV-2 positive Corona" for cremation at the crematorium "Die Feuerbestattungen Hildesheim". More than 5200 people in Lower Saxony have died in connection with Corona since the beginning of the pandemic - but their numbers are rising more slowly. Photo: Julian Stratenschulte/dpa (Photo by Julian Stratenschulte/picture alliance via Getty Images) Të paktën një person ka vdekur në Mbretërinë e Bashkuar, pasi u infektua me variantin e koronavirusit Omicron. Kjo është edhe vdekja e parë e konfirmuar publikisht në mbarë botën, teksa virusi po përhapet me shpejtësi, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. Qëkur rastet e para të Omicron u zbuluan më 27 nëntor në Britani, kryeministri britanik, Boris Johnson, ka vendosur kufizime më të ashpra, teksa të dielën paralajmëroi se varianti mund të kapërcejë mbrojtjen imune të atyre që janë inokuluar me dy vaksina. Britania nuk dha detaje mbi vdekjen, teksa nuk ishte e qartë nëse pacienti ishte vaksinuar ose kishte probleme shëndetësore. Vdekjet nga Omicron mund të kenë ndodhur në vende të tjera, por asnjë nuk është konfirmuar ende publikisht jashtë Britanisë.