Mënyra e duhur për të zier vezët NULL NULL 04.11.2015 17:25 04.11.2015 17:25 Shumëkush mund të thotë se është gjëja më e lehtë që mund të bëjë një njeri, megjithatë nuk është kështu. Jo gjithmonë lëkura e vezës del siç duhet, rrezikojmë që të mbiziejmë të bardhën ose të verdhën e vezës. Por cila është mënyra perfekte? Një kuzhinier i njohur thotë se ka gjetur mënyrën e duhur. Sipas mapo.al, veza duhet futur në ujë që zien dhe duhet ta mbajmë aty për 30 sekonda. Më pas i shtojmë vezës akull për të ulur temperaturën. E kthejmë sërish tek uji që zien dhe e lëmë për 11 minuta në temperaturën 88 gradë.