Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Luka Donçiq sfidon Kevin Durantin, kjo ndeshje fantastike nga NBA vjen ekskluzivisht në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 07.12.2021 21:30

Pas magjisë së UEFA Champions League, që vjen këtë mbrëmje në platformën Artmotion, vazhdohet edhe me një sfidë interesante nga NBA.

Duke filluar nga ora 01:30 pas mesnate, në Art Sport 1, transmetohet përballja Brooklyn – Dallas, nën komentimin e Petrit Zeqirit.

Brooklyni është i pari në lindje me 16 fitore dhe 7 disfata, teksa në këtë përballje vjen pas një disfate, që e pësoi së fundmi nga Chicago Bulls dhe do të mundohet të kthehet te rrugët pozitive dhe të fitores.

Nga ana tjetër, skuadra e Dallasit po vuan këtë edicion dhe ka rekord prej 11 fitoreve e 11 humbjeve, duke pësuar madje në dy ndeshjet e fundit radhazi.

Ky duel pritet të jetë shumë atraktiv dhe spektakolar, prandaj nuk duhet humbur.

5-shet e mundshme startuese:

Brooklyn: Harden, Mills, Brown, Durant, Aldridge

Dallas: Donçiq, Hardaway Jr, Finney Smith, Porzingis, Powell

lajme të ngjashme