Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Dy herë lojtari më i mirë në NBA, Steve Nash, pranon fanellën e Kosovës

NULL NULL
02.12.2021 17:23

Steve Nash, trajner i Brooklyn Nets dhe dy herë lojtari më i vlefshëm i NBA-së, ka pranuar fanellën e Kosovës nga ish-hendbollisti, tenisti dhe basketbollisti i shquar kosovar me qëndrim në SHBA, Shkumbin Mustafa.

Kjo fanellë ka shkuar si dhuratë nga miku i tij, nënkryetari i KB Sigal Prishtina, Shkumbin Jakupi, dhe kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, njofton FBK-ja, përmes faqes së Facebookut, transmeton Klankosova.tv.

“Legjenda e NBA-së Steve Nash ishte tetë herë pjesëmarrës në All-Star, ndërsa ka luajtur për 18 edicione në ligën më të fortë në botë për Phoenix Suns, Dallas Mavericks dhe Los Angeles Lakers, ndërsa nga viti 2020 është trajner në Brooklyn Nets”, thuhet në njoftim.

“Ai ishte lojtari më i vlefshëm në vitet 2005 dhe 2006, sa ishte pjesë e Suns, ndërsa pesë herë ishte asistuesi më i mirë në NBA”.

Pas pranimit të fanellës, ai i ka uruar sukses Kosovës.

lajme të ngjashme