Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Bashkësia Islame në Maqedoni të Veriut do të paguajë shpenzimet e varrimit për viktimat e tragjedisë (VIDEO)

NULL NULL
24.11.2021 18:07

Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që t’i marrë përsipër të gjtiha shpenzimet e varrimit për 45 viktimat e aksidentit tragjik që ndodhi dje në Sofje të Bullgarisë.

Sekretari i Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, Irsal Jakupi, ka treguar se këtë vendim e kanë marrë pas mbledhjes së jashtëzakonshme që e kanë pasë.

“Ne si Bashkësi Fetare Islame menjëherë pasi që e morëm lajmin me urdhër të reisit organizuam një mbledhje të jashtëzakonshme ku morën pjesë 13 myftinjtë e Maqedonisë së Veriut dhe u soll vendimi që të gjitha harxhimet lidhur me varrimin e të ndjerëve t’i mbulojë Bashkësia Fetare Islame. Jo vetëm pjesa e varrimit, por të gjitha shpenzimet e ceremonisë fetare do të mbulohen nga Bashkësia Fetare Islame”.

“Të gjithë imamët, të punësuarit e Bashkësisë Fetare Islame, do të jenë në shërbim të të familjarëve të të ndjerëve dhe çfarëdo që ka nevojë ne jemi të hapur dhe do të ndihmojmë aty ku ka nevojë. U soll vendimi që në lutjen e ditës së xhuma në të gjitha xhamitë e Maqedonisë së Veriut të këndohet një hatme pjesë nga Kur’ani për të ndjerët, derisa në pesë medresetë tona nxënësit dhe nxënëset do të këndojnë hatme dhe krejt Kur’anin për shpirtrat e të vdekurve në këtë aksident tragjik që ndodhi në Bullgari”, ka deklaruar ai për Klan Kosovën.

Jakupi ka thënë se kurdo që do të vijnë trupat e pajetë të viktimave të aksidentit tragjik nga Bullgaria, sepse akoma zyrtarisht nuk dihet se kur do të ndodhë kjo, do të jetë e mundur që në të njëjtën ditë të varrosen të gjithë.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.