Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Milwaukee dhe Lakers zhvillojnë super derbin e NBA, dueli transmetohet në Artmotion

NULL NULL
nga Arbon Flugaj 17.11.2021 21:00

Edhe një tjetër mëngjes do të zbardhë me mrekulli nga parketet e NBA-së në platformën numër një në vend Artmotion. Këtë herë direkt nga palestra e kampionëve të Milwaukee Bucks vjen ndeshja mes tyre dhe skuadrës së frikshme të LA Lakers.

Kjo përballje transmetohet të enjten me fillim nga ora 01:30 direkt në Art Sport 1 teksa në komentim të saj do jetë Petrit Zeqiri.

Lakersat e tridentit – James, Davis dhe Westbrook – nuk po arrijnë dot të futen në formë të mirë këtë edicion teksa po iu mungon vazhdimësia, kurse në anën tjetër Giannis Antetokounmpo me shokët e tij tek Bucks janë në krizë të madhe rezultatesh dhe renditen në pozitën e 11-të të lindjes me vetëm gjashtë fitore dhe tetë disfata.

Tek skuadra e Los Angeles Lakers në këtë përballje nuk do të paraqitet Lebron James, ndërsa nga ana tjetër tek Milwaukee mungojnë Divicezo, Middleton dhe Lopez.

5-shet e mundshme startuese:

Lakers: Westbrook, Bradley, Anthony, Davis, Jordan

Milwaukee: Holiday, Allen, Antetokounmpo, Portis, Ojeleye

lajme të ngjashme