Shënohet Dita e Plisit (VIDEO) NULL NULL 31.10.2015 20:24 31.10.2015 20:24 Në odën e kullës së Zenel Hasan Berishës u shënua edicioni i dytë i Ditës së Plisit, njofton Klan Kosova. Për nderë të kësaj dite, në konakun e Berishëve kishin ardhur mysafir nga të gjitha trevat shqiptare. Kurse nuk mungoi as muzika folklorike me lahutë e çifteli, ndërsa për rëndësinë që e ka plisi folën të pranishmit. Aq vend të rëndësishëm zë plisi në trashëgimin e Kosovës, sa që ata që po ia festojnë ditën po mendojnë së ai duhet të hyjë nën mbrojtje të UNESCO-s. Ndryshe një festë e njëjtë për plisin u mbajt edhe në Dajt të Tiranës, ku të pranishmit kënduan e thurën poezi për të. Kronikë nga Flutra Nushi.