Måneskin e merr “aminin” e Rolling Stone NULL NULL 08.11.2021 21:53 08.11.2021 21:53 Bendi italian Maneskin është vlerësuar nga legjendarët Rolling Stone me në krye Mick Jagger-in, pas kompletimit të natës së tyre të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si akt shoqërues në turneun e ikonave të rokenrollit. Maneskin e fitoi edicionin e sivjetmë të Eurovizionit, dhe nga aty katapultuan në famë ndërkombëtare. “Natë shumë e mirë në Vegas me Maneskin”, ka shkruar Jagger në Twitter.