Dashmir Elezi në mesin e top talentëve në botë NULL NULL nga Jon Ajeti 08.10.2021 18:37 nga Jon Ajeti 08.10.2021 18:37 Tabloidi prestigjioz britanikë “The Guardian” ka përpiluar listën e 60 talentëve më të mëdhenjë në futbollin botërorë të lindur në vitin 2004. Në mesin e shumë emrave të njohur, në këtë listë është përfshirë edhe talenti shqiptarë i Shkëndijës së Tetovës, Dashmir Elezi njofton Klan Kosova. Ky i fundit njëherit me 16 vjet e 1 ditë mban rekordin për debutuesin dhe golashënuesin më të ri në elitën e futbollit të Maqedonisë Veriore. Elezi gjithashtu është i ftuar te përfaqësueset e reja të Maqedonisë së Veriut ku disa herë ka gjetur edhe rrjetën. Sezonin e kaluar, Elezi u shpall kampion me Shkëndijën e Tetovës, ndërsa arriti të shënoj edhe 6 gola në 20 paraqitje.