Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Shengyl Ismaili: “Shpija e Agës”, ka lënë shumë gjurmë në jetën time (VIDEO)

NULL NULL
08.10.2021 18:01

Ditët e ngarkuara me punë dhe qëndrimi larg shtëpisë, ka ndikuar që aktorja kosovare Shengyl Ismaili, mos të jetë shumë afër kuzhinës, madje pasioni për gatimin i ka humbur.

“Asnjëherë nuk gatuaj sipas recetave, sepse gjithmonë shtoj diçka nga vetja, sidomos në ëmbëlsira pasi që i dua shumë, madje shpesh i shijoj nga tepsia”

Ismaili, gjatë intervistës tek emisioni Ora e Pasdites, ndau me publikun edhe momente nga karriera e saj, sfidat dhe rolet interesante.

“Rolin që e kam luajtur në filmin “Shpija e Agës”, ka lënë gjurmë shumë në jetën time, pasi që kam pasur një rol shumë kompleks. Kur filluan xhirimet kam pasur shumë frikë që po gaboj, pasi që kisha rolin e gruas së dhunuar dhe se xhirimet e pjesës së fundit më është deshtë t’i bëjë 20 dublime sepse skam mundur të xhiroj”

lajme të ngjashme