SHSKUK: 23 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë NULL NULL 01.10.2021 11:41 01.10.2021 11:41 Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës bën të ditur se 242 pacientë janë duke marrë shërbime spitalore, si pasojë e COVID-19. Sipas raportit të datës 1 tetor 2021 nga klinikat COVID-19, në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, nga 242 pacientët që po marrin trajtim spitalor, 172 janë nën asistim të oksigjenoterapisë dhe 23 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor, transmeton Klankosova.tv. Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme: Klinika Infektive, 50 pacientë Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive)22 pacientë Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19 Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive, 12 pacientë Spitali i Prizrenit, 11 pacientë Spitali i Gjakovës, 21 pacientë Spitali i Pejës, 51 pacientë Spitali i Gjilanit, 15 pacientë Spitali i Vushtrrisë, 2 pacientë Spitali i Mitrovicës, 12 pacientë Spitali i Ferizajt, 19 pacientë