Vdes fizioterapisti i Kombëtares së Shqipërisë nga koronavirusi NULL NULL 13.09.2021 14:17 13.09.2021 14:17 Ylli Mihali, fizioterapisti i Kombëtares Shqiptare të Futbollit humbi jetën nga COVID-19. Lajmin e ka bërë të ditur, Presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, përmes një postimi në Facebook, përcjell Klankosova.tv. “Të dashur miq, pak minuta më parë u njoha me lajmin e kobshëm se Ylli Mihali, njeriu i mirë, fjalëpak, u nda nga jeta pas një betejë të gjatë e stërmunduese me Covid-19. Ky është një moment i vështirë për të gjithë futbollin shqiptar, që e njofti dhe e dashuroi aq shumë Yllin, që emrin e reflektonte në ҫdo hap dhe moment të jetës së tij. Një fizioterapist dhe një njeri i jashtëzakonshëm që shërbeu për 27 vite pranë ekipit tonë Kombëtar, pranë klubit të tij Tiranës, pranë sportistëve në vështirësi, duke qënë pranë tyre në ҫdo situatë. Humori, dashuria për njerzit, dhembshuria e Yllit do të na mungojnë. Në këtë moment të vështirë për familjen e tij, miqtë e tij të shumtë, lutemi që shpirti i tij të prehet në paqe. Lamtumirë Yll, do të të kujtojmë gjithmonë me dashuri!”. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Futboll Messi dhe Inter Miami përballen me PSG-në në një supersfidë të Kupës së Botës 27 minuta më parë
Basketboll Thunder shkruajnë historinë në NBA – dhe duket se ky është vetëm fillimi 43 minuta më parë