FBK organizon Superkupën në Prishtinë, publikohet orari i plotë NULL NULL 30.08.2021 15:40 30.08.2021 15:40 koshi, topi, basketboll, fotilustrim Federata e Basketbollit e Kosovës do të organizojë Superkupën e Kosovës në basketboll në konkurrencën e meshkujve. Superkupa do të organizohet në Prishtinë, ku priten të jenë shumë ndeshje interesante mes tetë skuadrave të elitës. Të mërkurën më 1 shtator do të përballen Prizreni 16 dhe Drita, si dhe Peja me Sigal Prishtinën. Ndeshjet tjera do të jenë gjatë ditës së enjte, ku do të përballet Rahoveci dhe Trepça, si dhe Golden Eagle Ylli me Bashkimin. Për shkak të masave të reja anti-Covid, ndeshjet do të zhvillohen pa shikues. Edicionin e kaluar Superkupën e kishte fituar Sigal Prishtina me lojtarë vendorë, duke mundur në finale Bashkimin. Orari 1 Shtator/Grupi A-D Prizreni-16 – Drita 16:00 Peja – Sigal Prishtina 19:00 2 Shtator/Grupi B-C Rahoveci – Trepça 16:00 Golden Eagle Ylli – Bashkimi 19:00 3 Shtator Gjysmëfinalja e I (Fituesit e Grupit A-D) 16:00 Gjysmëfinalja e II (Fituesit e Grupit B-C) 19:00 4 Shtator/Pushim