Flet gruaja që lindi sot foshnjën rreth 6 kilogramë e gjysmë (VIDEO) NULL NULL 28.08.2021 15:07 28.08.2021 15:07 Sot në Klinikën e Gjinekologjisë një grua nga Drenasi lindi foshnjën me peshë rreth gjashtë kilogramë e gjysmë. Ajo në një intervistë për Klankosova tha se i gjithë procesi i lindjes i shkoi mirë. “Kjo është hera tretë që bëhem nënë dhe po ndihem mirë. Dy fëmijët e tjerë kanë pas peshë më të vogël, njëri 3 kilogram e gjysmë dhe tjetri 4 kilogramë e 300 gramë, ndërsa sot kam lindur fëmijën me peshë 6 kilogram dhe 390 gram”, tha nëna e foshnjës së porsalindur. Procesi i lindjes së foshnjës është bërë me anë të prerjes cezariane, njofton Klankosova.tv. Lindja e një foshnje me një peshë të tillë përbën një rast unik në historinë e Klinikës së Gjinekologjisë.