Qumështi i gjirit ‘vret’ bakteret e rrezikshme, sipas një studimi NULL NULL 23.08.2021 20:40 23.08.2021 20:40 Sheqernat në qumështin e gjirit ‘vrasin’ bakteret rezistente ndaj antibiotikëve, kanë zbuluar shkencëtarët. Sipas studiuesve, sheqernat mund të përdoren në vend të antibiotikëve në luftën kundër rezistencës antimikrobike, që është kur bakteret dhe mikrobet e tjera ndryshojnë dhe ndalojnë së reaguari ndaj ilaçeve, shkruan Dailymail, përcjell Klankosova.tv GBS është një lloj i zakonshëm i baktereve që mund të shkaktojë helmim të gjakut, meningjit dhe lindje të vdekur dhe është gjithnjë e më rezistente ndaj ilaçeve. Hulumtimi, i paraqitur në konferencën e Shoqërisë Kimike Amerikane, zbuloi se sheqernat e qumështit të gjiri ishin në gjendje të vrisnin infeksionet bakteriale në indet e njeriut në laborator. Sheqernat u testuan edhe tek minjtë shtatzënë dhe u zbulua se ndalonin përhapjen e infeksionit. Gjetjet shtojnë dëshmi të rëndësisë së qumështit të gjirit në mbrojtjen e foshnjave nga infeksionet dhe sëmundjet, dhe gjithashtu sugjerojnë se qumështi i gjirit mund të përdoret për të zhvilluar ilaçe. Sheqernat gjithashtu veprojnë si një prebiotik duke mbështetur rritjen e baktereve të mira, të cilat luftojnë bakteret e këqija.