83 vjeçarja belge koleksionoi rreth 60 mijë kuti shumëngjyrëshe NULL NULL 08.08.2021 13:20 08.08.2021 13:20 Yvette Dardenne nga Belgjika ka koleksionuar rreth 60 mijë kuti shumëngjyrëshe, brenda së cilave më heret kishte gjëra të ndryshme si çokollata, kafe, oriz e duhan. Kjo 83 vjeçare ka grumbulluar kuti nga e gjithë bota që kur filloi koleksionin e saj rreth 30 vjet më parë. Historia e koleksioni i cili tani zë katër shtëpi, filloi me një kuti çokollate “Cote d’Or” të ilustruar me një pikturë të një vajze bjonde me një kapele blu. Zonja tregon se koleksionin e ka bërë pa vizituar ndonjë vend, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv. “Unë nuk kam qenë askund. Nuk kam udhëtuar. Njerëzit ende mendojnë se kam udhëtuar shumë. Mbledhja e kutive u bë shumë shpejt.Ndonjëherë, pasi burri im nisej për punë, dikush paraqitej për të më dhënë diçka”, tha Dardenne. Një nga thesaret më të mëdha të Dardenne është një kuti e modeluar në mënyrë të ndërlikuar e vitit 1868 që tregon një emblemë me dy kuaj, e punuar për të mbajtur biskota dhe konsiderohet të jetë kutia e parë që është litografuar. Koleksioni i Dardenne mund të vizitohet duke e caktuar një takim.