Pse disa atletë në Lojërat Olimpike kanë shenja nëpër trup ? NULL NULL 30.07.2021 23:12 30.07.2021 23:12 Disa sportistë në Lojërat Olimpike të Tokios këtë vit u panë me njolla të errëta në trupin e tyre. Notari i ekipit Australian Kyle Chalmers madje ndau disa fotografi në Instagram që tregonin pikat në trupin e tij. Ata gjithashtu u panë në shpinën e notarit japonez Akira Namba. Në vitin 2016, shenja të ngjashme të errëta thuhet se u panë në shpinën e medalistit të artë olimpik Michael Phelp, shkruan The Indian Express, transmeton Klankosova.tv. Këto shenja janë rezultat i një terapie antike të njohur si Kupë. Kjo terapi, që mendohet se ka rrënjë në kulturat e Lindjes së Mesme dhe Azisë, përfshin aplikimin e gotave të nxehta për të krijuar thithje lokale në lëkurë. Sipas një artikulli nga Independent, kupa është përdorur në mjekësinë tradicionale iraniane gjatë historisë. Gjithashtu është përdorur në Kinë për dekada të tëra. View this post on Instagram A post shared by Kyle Chalmers (@kyle_chalmers3)