Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Kanceri ia pamundësoi gjidhënien

NULL NULL
20.10.2015 18:20

Në fillim të këtij viti, këto dy fotografi prekëse ku shihet një nënë nga Florida e sëmurë me kancer të gjirit, që e ushqen djalin e saj të porsalindur me njërin gji, kishte bërë xhiro në rrjetet sociale.

Tani, disa muaj më vonë 31 vjeçarja është shprehur rreth betejës së saj me kancerin, transmeton Klan Kosova.

Sarah Whitney ishte diagnostifikuar me kancer të gjirit kur ishte në muajin e pestë të shtatëzanisë.

Pak përpara se të lindte, ajo iu nënshtrua mastektomisë dhe bëri raundin e parë të kimioterapisë.

Fëmija i saj i tretë, Kal El, lindi me 21 prill.

Whitney dëshprimisht dëshironte që ta ushqente djalin e saj me qumësht të gjirit, por sëmundja do ia lejonte që këtë gjë ta bënte vetëm në dy javët e para të lindjes.

Ishte fotografja Katie Murray ajo që shkrepi aparatin në kohën kur Whitney do e ushqente për herë të parë djalin e saj me qumësht të gjirit.

Në këto fotografi të cilat në atë kohë janë shpërndarë me qindra herë në rrjete sociale, shihet se si Whitney që prej  kimioterapisë kishte humbur flokët, e për shkak të mastektomisë kishte larguar njërin gji e mban Kal El në krahë duke tentuar ta ushqejë.

“E dija që këto fotografi do të kishin shumë domethënie për familjen time, por nuk e kuptoja se do të kishin aq shumë vlerë për njerëzit e tjerë”.

“Mendoj ndoshta që kjo është një mënyrë universale e të kuptuarit se çfarë do të thotë të bësh atë që është më e mira për fëmiun tënd”, shprehet Whitney.

se

Ajo gjithashtu ka edhe dy fëmijë të tjerë, gjashtëvjeçarin Phoenix si dhe shtatë vjeçarin Corah dhe shprehet që muajt që prej kur është diagnostifikuar me këtë sëmundje dhe që nga koha e lindjes së Kal El, kanë qenë të mbushura me gëzime dhe hidhërime njëkohësisht.

“Asgjë nuk më është dukur më e vështirë, madje as kur më thanë që do të mbetem pa flokë se sa ideja që unë nuk mund ta ushqejë fëmiun tim me gji”.

“Kjo ishte edhe arsyeja kryesore që dëshira që atë moment kur do e ushqeja për herë të parë djalin tim me gji ta ngrija përgjithmonë”, tha Whitney.

Sipas Daily News “qindra gra” kanë dhuruar qumshtin e gjirit të tyre për ta ushqyer Kal El.

Burri i saj Michael, shprehet që asnjëherë nuk do mendojnë që kjo sëmundje do fitojë.

“Familja jonë nuk do të dorëzohet”.

“Ne do vazhdojmë”.

“Në fund të fundit, kjo është arsyeja pse jetojmë”, është shprehur Michael.

 

lajme të ngjashme