Alpinisti bullgar shpëtohet nga kosovarët (VIDEO) NULL NULL 15.07.2021 20:26 15.07.2021 20:26 I kaloi dy net i vetëm, në një vend ku as helikopteri nuk mund të ulej. Ivan Dinkov zgjodhi Majën e Shtrazës për vizitë, por nuk e dinte se do e gjente veten duke rënë në një gropë, nga e cila nuk mund të dilte. Ani pse i kishte të gjitha pajisjet e nevojshme, një lëvizje e gurit bëri që alpinisti të bie në 15 metra thellësi. Ndonëse i gjendur në Shqipëri, alpinisti bullgar thirri Shoqatën e Bjeshkatarëve të Kosovës për ndihmë. Dinkov ka thënë se është i gëzuar që ka shpëtuar duke e quajtur si një situatë shpëtim ose vdekje, njofton Klan Kosova Bardhosh Morina, nga skuadra e kërkim shpëtimit të Kosovës, thotë se arritja në vendin e ngjarjes ishte shumë e zorshme. Ndërsa u kërkua ndihmë ajrore nga Shqipëria. Pavarësisht kësaj që i ndodhi, bullgari thotë se nuk do të heq dorë nga vizitat në shkëmbinjtë e rrezikshëm. Kronikë e përgatitur nga Lirim Ramushi.