Ashley Graham në pritje të fëmijës së dytë NULL NULL 13.07.2021 19:33 13.07.2021 19:33 Modelja dhe prezantuesja njohur amerikane, Ashley Graham, ka njoftuar se është shtatzënë dhe po pret fëmijën e saj të dytë, me bashkëshortin Justin Ervin. “Viti i kaluar ka qenë plot me surpriza të vogla, pikëllime të mëdha, fillime të njohura dhe histori të reja” ka shkruar 33 vjeçarja në një postim në Instagram, duke ia bashkëngjitur dhe foton e foshnjës së saj të zhveshur. “Unë sapo kam filluar të festoj atë që do të thotë kapitull tjetër për ne …”, ka shtuar ajoduke aluduar në fillimin e një jete të re në barkun e saj, teksa ka etiketuar dhe partnerin e saj 32 vjeç, si shkrepës i kësaj fotografie. Në këtë imazh, Graham kishte veshur një këmishë të gjatë e të hapur, ndërsa pozonte në një fushë me bar dhe e mbante barkun. Me këtë rast, të tjerë të famshëm e uruan përmes komenteve duke e përgëzuar modelen që po bëhet nënë për herë të dytë. Përndryshe, Graham dhe Ervin tashmë janë prindër të djalit 1 vjeçar me emrin Isaac, cili ka lindur në janar të vitit 2020. Çifti u martua në gusht të vitit 2010, dhe ishte Graham ajo e cila kishte ka thënë se të bësh “seks gjatë gjithë kohës” është sekreti i bashkimit të tyre afatgjatë. Dhe, që kur u bë nënë, ajo ka qenë e hapur për destigmatizimin e aspekteve të ndryshme të amësisë, të tilla si ushqyerja me gji dhe presioni për t’u kthyer në formë pas lindjes. E në këtë kontekst, ajo në gusht të vitit 2020, ishte shprehur për fansat se strijat e saj pas shtatzënisë e bënin atë të ndihej sikur një “super-hero”, shkruan Klankosova.tv.