Sekreti i bukur i Rikard Ljarjes NULL NULL 19.10.2015 17:15 19.10.2015 17:15 Një profil ndryshe i Rikard Ljarjes, regjisorit dhe aktorit të njohur… Dëshira e hershme për shkrimin dhe libri i ri që së shpejti del në treg. “O do të bëhem shkrimtar, o do të vdes …” Rikard Ljarja e sjell shpesh në kujtesë këtë fjali që ia tha vetes më shumë se gjysmë shekulli më parë. I rritur nën imagjinatën që i kishin dhënë leximet e së ëmës, e vetmja gjë që donte në adoleshencën e hershme ishte të shkruante. Zëri i saj, teksa i lexonte tregime apo romanë, i vjen ende si një jehonë e një kujtimi të largët që nuk ka për të ikur asnjëherë prej tij. Ashtu padashur, me dëshirën e saj të madhe për leximin, kjo grua kishte hapur përpara të birit një tjetër botë. Ajo kishte krijuar aty në atë shtëpinë e thjeshtë shkodrane, shkrimtarin e ardhshëm, lexim pas leximi. Me shkrimin brenda vetes, djaloshi i ri ëndërronte studimet për letërsi, për të vijuar më tej rrugën që e kishte projektuar herët. Por fati kishte rezervuar diçka tjetër për të… I ulur në një nga baret e Tiranës këto ditë tetori, Rikard Ljarja mban në duar librin e tij “Kohë qensh”, me një titull disi provokues botuar më 2009-n nga “Ombra GVG”. Një libër që të kujton shkrimtarin, një tjetër personazh i mbuluar nga silueta e fortë e aktorit këto vite. Rikard Ljarjes nuk i pëlqen të flasë shumë për librat që ka shkruar. Me modestinë e njerëzve të shkrimit ai beson se është lexuesi dhe kritika ata që duhet të flasin për librat. Ajo çfarë ai do, është të hedhë në letër gjithçka që i vjen ashtu natyrshëm nga brenda, për të dalë dhe të shkruajë të vërtetën. “Kur shkruaj nuk dua me rrejt”, thotë ai. Katër tregimet e këtij libri “Parafjalë”, “Hodo Beg Gjini”, “Kllapi”, “Histori qensh”, orvaten mes historisë dhe realitetit të kohës. Me një intuitë të zgjuar, Ljarja ka aftësinë të fusë në një lexim që të rrëmben dhe të zhvendos në kohë. Historia e Hodo Beg Gjinit, lindur në Shkodër në mesin e viteve 1700, vjen si një moral për kohën e sotme, por dhe si një udhëtim në të shkuarën për të cilën flasim shumë pak. Shkrimin e plotë mund ta lexoni më poshtë: http://www.gazeta-shqip.com/lajme/2015/10/19/sekreti-i-bukur-i-rikard-ljarjes/ *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Arte pamore Instalacioni “Mendoj për Ty” i artistes Xhafa-Mripa u shfaq edhe në hapësirat publike të Strasburgut 23 orë më parë