Tri javë pa raste me koronavirus në zonat e banuara me shumicë serbe NULL NULL 08.07.2021 11:08 08.07.2021 11:08 Nuk janë shënuar raste të reja me koronavirus në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë për më shumë se 20 ditë. Kjo është bërë e ditur nga Shtabi i Krizave atje. Në 24 orët e fundit, 19 mostra u përpunuan në Institutin për Shëndetin Publik në very të Mitrovicëst, dhe të gjithë ishin negativë për praninë e COVID-19, raporton Kosovo Online, transmeton Klankosova.tv. Që nga shpërthimi i pandemisë, në zonat e banuara me shumicë serbe në Kosovë, gjithsej 6,036 njerëz kanë qenë të infektuar me koronavirus, dhe 148 pacientë kanë vdekur si rezultat i infeksionit.