Kisha 400 vjeçare del nga ujërat e Meksikës NULL NULL 19.10.2015 08:58 19.10.2015 08:58 The remains of a mid-16th century church known as the Temple of Santiago, as well as the Temple of Quechula, is visible from the surface of the Grijalva River due to the lack of rain, near the town of Nueva Quechula, in Chiapas state, Mexico, Friday, Oct. 16, 2015. The temple, built by Dominican friars in the region inhabited by the Zoque people, was submerged in 1966 when the Nezahualcoyotl dam was built. (AP Photo/David von Blohn) Një kishë koloniale ka dalë nga ujërat e Meksikës. Leonel Mendoza peshkon çdo ditë në një rezervuar të rrethuar me pyje dhe male në shtetin jugor të Chiapas Meksikë. Por në ditët e fundit, ai është duke transportuar pasagjerë kurioz për të parë mbetjet e një kishe të epokës koloniale që ka dalë nga ujërat. Mjaft mbreslënëse apo jo? Një thatësirë këtë vit ka goditur nivelin e lumit Gijalav, që derdhet në rezervuarin e Nezahyalcoyotl, dhe e cila ka rënë 25 metra më pak, transmeton Klan Kosova. Kjo është hera e dytë e një rënië të tillë, dhe e cila ka zbuluar kishën. Në vitin 2002, uji ishte në nivel aq të ulët, saqë vizitorët mund të ecnin brenda kishës. “Njerëzit festonin, ata vinin për të ngrënë, për të bërë biznes, madje kanë shitur edhe peshk”, kujton Mendoza. Kisha thuhet se ishte ndërtuar në mesin e shekullit 16-të. Ajo është 61 metra e gjatë dhe 14 metra e gjërë, me mure në rritje prej 10 metrash. “Kisha u braktis për shkak të dëmtimeve të mëdha të viteve 1773-1776” tha arkitekti Carlos Navarete, i cili ka punuar me autoritetet meksikane në një raport lidhur me strukurën.