Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vjen në jetë fëmija i shtatë i Nick Cannon

NULL NULL
05.07.2021 09:38

Nick Cannon është bërë sërish baba.

Të shtunën në mbrëmje, e dashura e përfolur e 40 vjeçarit, modelja Alyssa Scott, hyri në Instagram për të njoftuar se ajo ka sjellë në jetë një djalë, transmeton Klan Kosova.

“Unë do të të dua përjetësisht”, ka shkruar Alyssa në Instagram poshtë fotografive bardh e zi duke mbajtur djalin e porsalindur.

Më vonë, modelja zbuloi se ajo dhe Nick ia kanë lënë emrin Zen, djalit të tyre.

Muajin e kaluar, Nick dhe Abby De La Rosa mirëpritën djemtë binjakë, Zion Mixolydian dhe Zillion Heir.

Në dhjetor 2020, Nick dhe Brittany Bell mirëpritën vajzën Powerful Queen. Ata janë gjithashtu prindër të djalit 4-vjeçar Golden.

Nick gjithashtu ndan binjakë 10-vjeçar me ish-gruan Mariah Carey.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Alyssa (@itsalyssaemm)

lajme të ngjashme