Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Nëse keni COVID-19 shmangni kontaktet me qentë dhe macet, pasi mund t’i infektoni edhe ato

NULL NULL
01.07.2021 13:30

Nëse jeni të prekur nga COVID-19, atëherë shmangni kontaktin me kafshët tuaja siç janë qentë ose macet.

Kjo pasi një pjesë e konsiderueshme e maceve dhe qenve të përkëdhelur mund të preken nga COVID-19 nga pronarët e tyre, thotë një studim i ri, shkruan Independent, transmeton Klankosova.tv.

Studiuesit mblodhën mostra gjaku nga 154 mace dhe 156 qen që u përkisnin njerëzve që kishin rezultuar pozitiv për koronavirus, të cilat më pas u përdorën në testet PCR dhe u testuan për antitrupa.

Nga 196 familje që u testuan, dhe 31 mace dhe 23 qen dolën pozitivë.

Ekipi pas studimit tha se gjetjet tregojnë se COVID 19 është shumë i përhapur në kafshët shtëpiake të njerëzve që kanë pasur sëmundjen.

Duke krahasuar hulumtimin me studime të tjera që treguan se nivelet e koronavirusit ishin më të larta tek kafshët shtëpiake që kanë qenë në kontakt me njerëzit me virus, sesa tek kafshët shtëpiake pa një kontakt të tillë.

Studiuesit thanë se rruga më e mundshme e transmetimit është nga njeriu tek kafsha, se sa anasjelltas.

Gjetjet që u paraqitën nga Kongresi Evropian i Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive tregojnë se nëse jeni të prekur nga virusi duhet të shmangni kontaktin me macen ose qenin tuaj, ashtu si do të vepronit me njerëzit e tjerë./Klankosova.tv/.

lajme të ngjashme