Dëshmia se pse duheni të përdorni me patjetër krem dielli (VIDEO) NULL NULL 30.06.2021 11:33 30.06.2021 11:33 Një video e një gruaje që është djegur nga dielli është bërë virale nëpër internet. Ajo kishte qenë duke pushuar në Antalya të Turqisë por nuk e kishte mbuluar kurrizin me krem të diellit dhe si pasoj i është mbushur shpina me flluska. Djegia nga dielli rrit rrezikun e kancerit të lëkurës, kështu që duhet të keni kujdes pasi nuk ndodh vetëm me pushime ka komentuar një person që e kishte parë videon. Ndërsa ka këshilla që nëse digjeni nga dielli, duhet të sfungjeroni lëkurën e lënduar me ujë të freskët para se të aplikoni krem ose “aftersun”, siç është aloe vera. Gjithashtu sugjerohet që përdoret paracetamoli ose ibuprofeni në lehtësimin e dhimbjes duke ndihmuar në uljen e inflamacionit të shkaktuar nga djegia nga dielli. Nëse ende ndiheni keq ose lëkura fryhet keq, apo keni edhe flluska, kërkoni kujdes mjekësor! Për më tepër ndiqeni videon në vazhdim. https://www.thesun.co.uk/fabulous/15432169/womans-sunburn-leaves-her-back-covered-in-weepy-blisters/