Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Një sërfist sulmohet nga peshkaqeni në San Francisko

NULL NULL
28.06.2021 09:33

Një sërfist u plagos rëndë si pasojë e një sulmi nga një peshkaqen i madh pranë Kalifornisë gjatë të shtunës, një muaj pasi studiuesit zbuluan se numri i grabitqarëve po rritet në rajon.

35-vjeçari ishte në gjendje të notonte deri në breg të plazhit Gray Whale Cove afër San Franciskos, ku ekipet e shpëtimit aplikuan një tunik në këmbën e tij të djathtë, shkruan The Guardian, përcjell Klankosova.tv

I njëjti më vonë u dërgua për rajtim në spitalin e përgjithshëm të Zuckerberg në San Franicisco.

“Ishte vetëm një pickim dhe kishte rreth 10 copëza në pjesën e prapme të kofshës së djathtë”, tha Brian Ham, shefi i batalionit i departamentit të zjarrit në San Mateo për CBS5 të Bay Area.

Në muajin e kaluar, ekologjistë detarë në Universitetin Shtetëror të Montanës zbuluan se një numër i madh i peshkaqenëve ishin në të ashtuquajturin ‘’trekëndësh i kuq’’ në Kaliforninë e Veriut, i cili kalon në veri nga Gjiri Monterey në Gjirin Bodega dhe rreth 20 milje në det në Ishujt Farallon, transmeton Klankosova.tv.

lajme të ngjashme