Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Studim: Gjumi i dobët lidhet me dementian dhe vdekjen e hershme

NULL NULL
21.06.2021 10:38

Të rriturit e moshuar që kanë vështirësi për të fjetur dhe që përjetojnë zgjime të shpeshta të natës janë në rrezik të lartë për zhvillimin e dementias ose vdekjen e hershme, kështu ka zbuluar studimi i fundit.

Ekspertët thonë se lidhja midis gjumit, dementias dhe vdekjes së hershme është shqetësuese.

Sipas Shoqatës Botërore të Gjumit, mungesa e gjumit po kërcënon shëndetin e rreth 45 përqind të popullsisë së botës, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Në varësi të moshës, supozohet të bërit gjumë nga shtatë deri në 10 orë çdo natë, por sipas Qendrës Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, një në tre amerikanë nuk fle mjaftueshëm.

Përveç kësaj, 50 deri në 70 milionë amerikanë luftojnë me çrregullime të gjumit të tilla si pagjumësia dhe sindroma e këmbës së shqetësuar, të cilat bëjnë që personi të mos ketë natë të mirë.

CDC e quan këtë si një problem të shëndetit publik, sepse gjumi i çrregullt shoqërohet me një rrezik më të lartë për shëndetin, duke përfshirë diabetin, sulmet në tru, sëmundjet kardiovaskulare.

 

lajme të ngjashme