Filmi i animuar “Clara me mustaqe” korr fitore në festivalin e njohur francez NULL NULL 19.06.2021 00:03 19.06.2021 00:03 Filmi i animuar “Clara me mustaqe” ka fituar në festivalin “Annecy International Animation Film Festival” që organizohet në Francë. Animacioni i metrazhit të shkurtë është me skenar dhe regji të Ilir Blakçorit, përcjellë klankosova.tv. Në njoftimin e festivalit thuhet se “Clara me mustaqe” ka fituar çmimin “City of Annecy Award”. Ky festival është njëri nga më të njohurit në botë dhe ky është edicioni i tij i 60-të.