13.7 milionë dollarë i kushtoi shtëpia e re këngëtares së famshme NULL NULL 16.06.2021 08:42 16.06.2021 08:42 Pink ka blerë një shtëpi të re plazhi në Malibu. Raportohet se këngëtarja dhe burri i saj Carey Hart kanë paguar 13.7 milionë dollarë për shtëpinë përballë oqeanit e cila dikur ishte në pronësinë e Barry Manilow. Vlera e shtëpisë është rritur ndjeshëm gjatë viteve dhe vetëm vitin e kaluar, shtëpia u shit për rreth 8.7 milionë dollarë. Shtëpia përmban hapësirë jetese prej 4,320 metra katrorë me pesë dhoma gjumi, transmeton Klankosova.tv.