Njerëzit që hanë fruta mund të kenë më pak gjasa të fitojnë diabet NULL NULL 15.06.2021 21:05 15.06.2021 21:05 Një studim i ri tregon se dy porcione frutash në ditë, ulin shancet për 36 përqind për zhvillimin e diabetit. Diabeti është një sëmundje ku njerëzit kanë shumë sheqer në qarkullimin e gjakut dhe është një barrë e madhe për shëndetin publik e një dietë dhe mënyrë jetese e shëndetshme mund të luajë një rol kryesor në uljen e rrezikut të diabetit të një personi, njofton Klan Kosova. Studiuesit përmes hulumtimeve kuptuan se njerëzit që konsumuan më shumë fruta duhej të prodhonin më pak insulinë për të ulur nivelet e glukozës në gjak.