Talenti i Hertha Berlinit i thotë “PO” Kosovës NULL NULL 14.06.2021 13:43 14.06.2021 13:43 BREMEN, GERMANY - SEPTEMBER 03: Dion Ajvazi of Germany U16 pose during the team presentation on September 03, 2019 in Bremen, Germany. (Photo by Oliver Hardt/Getty Images for DFB ) Talenti i skuadrës gjermane, Hertha Berlin, Dion Ajvazi, i ka thënë “Po” Kosovës. Kjo u bë e ditur nga presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi. 17 vjeçari aktualisht luan për ekipin U-17 të skuadres nga kryeqyteti gjerman. Ai do të bashkohet me kategorinë U-19 të “dardanëve”. Ajvazi u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin. Njoftimi i plotë nga FFK: Dion Ajvazi i thotë “PO” Kosovës 14 qershor, 2021 – Presidenti Agim Ademi bashkë me nënkryetarin e parë të FFK-së Agim Dibranin, sot pritën në takim Dion Ajvazin, futbollistin me prejardhje nga Kosova i cili karrierën e tij po e zhvillon në Gjermani. 17-vjeçari, i cili aktualisht luan te Hertha BSC U17, i është përgjigjur pozitivisht Kosovës. Mesfushori Ajvazi shumë shpejtë do t’i bashkohet Kombëtares U19 për të dhënë kontributin e tij në fushën e blertë. Dioni u shpreh i lumtur që do t’i bashkohet Kosovës dhe shprehu gatishmërinë për të dhënë maksimumin. Presidenti Ademi në shenjë mirëseardhjeje i dhuroi fanellën e re të Kosovës dhe i uroi shumë suksese. FFK edhe më tej vazhdon të interesohet për talentet e saj jashtë kufijve. Qëllimi mbetet i njëjtë, t’i bashkojë të gjithë ata që zemra u rrahë për Kosovën dhe që ndër prioritetet e tyre është kontributi për fanellën dardane.