Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Inati i autorëve me kopertinat e librave të tyre

NULL NULL
09.06.2021 22:38

Ka shumë autorë të cilëve nuk iu kanë pëlqyer kopertinat e librave të tyre.

Një nga ta është edhe J.R.R. Tolkien i cili krijoi njëfarë inati me një botim special të “Hobbit” të shkruar në vitin 1942,

“Padyshim që letra e harxhuar në atë mbulesë të tmerrshme pluhuri mund të ishte përdorur më mirë”, tha Tolkien.

Hunter S. Thompson tregoi se i kishte quajtur botuesit e tij “derra të ndyrë” për shkak të modelit që kishin krijuar për “Hell’s Angels” më 1967, raporton The Economist, përcjell Klankosova.tv

Por, ndoshta asnjë shkrimtar nuk ka shkuar aq larg në përbuzjen e krijimeve të veta sa Jeanette Winterson.

Të premten, autorja fituese e çmimeve për letërsi publikoi një foto në Twitter ku shiheshin një grumbull i veprave të saj në zjarr si një lloj proteste.

Në një deklaratë, Winterson tha se vepra e artit nuk i dha drejtësi shkrimit të saj dhe se djegia ishte e nevojshme për të “ngritur [moralin] e saj”.

Shumë komentues u tmerruan duke thënë se imazhi i djegies së librave mbart simbolikë shqetësuese të diktaturave të kaluara.

Shtëpia botuese “Penguin”, e cila ka botuar librat e saj , thuhet se po “rregullon” problemin.

lajme të ngjashme