Asnjë i vdekur dhe veç dy raste pozitive në 24 orë në Shqipëri NULL NULL 05.06.2021 18:50 05.06.2021 18:50 Asnjë person me COVID-19 nuk ka vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri, derisa janë regjistruar veç dy raste të reja pozitive nga 3593 testime të kryera. Rastet pozitive të konfirmuara janë nga Tirana dhe Lezha, kurse gjatë ditës së fundit janë shëruar 29 pacientë duke e çuar numrin e të shëruarve në 129 mijë e 627 që nga fillimi i pandemisë, transmeton Klankosova.tv. Aktualisht po marrin trajtim spitalor 28 pacientë, nga të cilët pesë pacientë janë në terapi intensive. Statistika (5 Qershor 2021) Raste të reja ditore 2 Të shëruar në 24 orë 29 Të shtruar në spitale 28 Humbje jete në 24 orë 0 Testime ditore 3,593 Testime totale 736,591 Raste pozitive 132,374 Raste të shëruara 129,627 Raste Aktive 296 Humbje jete 2,451 Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 80 Shkodër 60 Korçë 41 Berat 35 Lezhë 25 Elbasan 18 Gjirokastër 11 Vlorë 11 Durrës 4 Kukës 4 Fier 4 Dibër 3.