Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Atleti serb nga Gjilani fiton medaljen e artë në Kampionatin Europian Paraatletik

NULL NULL
04.06.2021 21:42

Atleti serb, Ivan Cvetoviq nga Strazha e Gjilanit ka fituar medaljen e artë në garën 400 metra vrapim në Kampionatin Europian Paraatletik në Poloni dje.

Ai arriti që ta fitojë medaljen e artë në vrapim për 50.63 sekonda dhe me këtë ai theu edhe rekordin e tij personal.

”Medalja e tretë e artë për Serbinë e fitoi Cvetkoviq në garën 400 metërshe. Krenari”, ka thënë Ministri Ministri i Rinisë dhe Sporteve në Serbi, Vanja Udoviçiq.

Për atletin nga Gjilani kjo nuk është hera e parë që ai e fiton një medalje në Kampionat Europian, pasi që ai e ka fituar edhe një të bronzt në kampionatin e mëparshëm në Berlin të mbajtur në vitin 2018.

 

.

lajme të ngjashme