Vettel nuk i ofron këshilla Verstappen për garën kundër Hamilton NULL NULL 20.05.2021 23:13 20.05.2021 23:13 Bosi i McLaren Sebastian Vettel beson se ai nuk është personi i duhur për t’i ofruar këshillat e tij Max Verstappen se si duhet ta rrëzojë nga froni Lewis Hamilton këtë vit. “Asnjë këshillë”, u përgjigj Vettel kur u pyet në konferencën për shtyp nëse ka ndonjë udhëzim që ai mund t’i japë Verstappen,raporton Marca, njofton Klan Kosova. “Padyshim që nuk arrita, Lewis më mundi, kështu që është më mirë të mos i japësh ndonjë këshillë! “Unë mendoj se ai dëshiron të ketë sukses. Ashtë një vit i gjatë, ka shumë gara, kështu që nuk e di, nuk funksionon kështu. Unë nuk po i jap asnjë këshillë.” Herën e fundit që Vettel garoi kundër Hamilton për titullin e Formula 1 ishte në 2017 dhe 2018. Shoferi i atëhershëm i Ferrari nuk arriti të mposhtte anglezin, i cili ka dominuar në Formula 1 që nga viti 2017.