Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Rihapen kopshtet që frymëzuan piktorin e famshëm francez (VIDEO)

NULL NULL
18.05.2021 08:39

Pas muajsh kufizimesh, nuk ka dyshim se ka antidot më të mirë sesa një vizitë në kopshtet spektakolare që frymëzuan piktorin impresionist francez Claude Monet.

Shtëpia dhe kopshtet në Giverny, Francë, ku jetonte dhe punonte piktori, po rihapen pas mbylljes për më shumë se gjashtë muaj shkaku i masave ndaj koronavirusit, transmeton Klan Kosova.

Kopshtarët janë të entuziazmuar që vizitorët do të jenë përsëri në gjendje të shohin frytet e gjithë punës së tyre të vështirë, me lulëzimet e të gjitha ngjyrave të cilat ata i mbollën dhe i ushqyen duke konkurruar për vëmendje, raporton AP, transmeton Klan Kosova.

“Giverny do të zgjohet”, thotë kopshtarja kryesore Jean-Marie Avisard. “Më në fund do të jemi në gjendje të mirëpresim të gjithë këta vizitorë të cilët, mendoj se dëshirojnë të marrin ajrin e pastër dhe të vijnë të na vizitojnë.”

Fillimisht, Giverny do të lejohet të mirëpresë 200 vizitorë në shtëpi dhe kopshte në çdo kohë, më pak se normalja.

Në 2019, përpara pandemisë, 717,000 vizitorë vizituan këtë lokacion gjatë sezonit të tij turistik, transmeton Klan Kosova.

 

 

 

lajme të ngjashme