Katër gjëra që nuk duhet t’i bëni me lentet tuaja të kontaktit NULL NULL 17.05.2021 22:47 17.05.2021 22:47 Janë bërë shumë të popullarizuara por në anën tjetër lentet e kontaktit mund të shkaktojnë dëm të pakthyeshëm të shikimit kur nuk përdoren si duhet. Sharon Copeland, një optike e lenteve të kontaktit, tha: “Ka disa gabime të zakonshme që njerëzit bëjnë kur bëhet fjalë për t’u kujdesur për lentet e tyre të kontaktit” Sharon jep katër paralajmërime kryesore për përdoruesit e lenteve të kontaktit, raporton The Sun, përcjell Klankosova.tv Shmangni dushin Është e lehtë të harrosh lentet e tua kur hidhesh në dush. Por duke e bërë këtë ju viheni në rrezik të të gjitha llojeve të infeksionit. Sharon tha: “Të gjitha llojet e ujit janë të këqija për lentet e kontaktit” “Nëse keni hyrë në dush aksidentalisht me lentet e kontaktit, mbyllni sytë, dilni me kujdes nga dushi, thani duart tuaja plotësisht dhe hiqni lentet e kontaktit”. Uji përmban miliona baktere, dhe nëse bllokohet rreth lenteve tuaja mund të shkaktojë acarim dhe të dëmtojë ngadalë shikimin. Një gjendje quhet “Keratitis Acanthamoeba”, edhe pse e rrallë mund të jetë shumë serioze, dhe potencialisht çon në humbje të shikimit. Është e vetëkuptueshme që ju gjithashtu nuk duhet të pastroni lentet tuaja kurrë me ujë, duke përdorur vetëm një solucion pastrues. Mos i fërkoni sytë Polen, pluhur, përbërje ose thjesht lodhje – ka shumë arsye që fërkojmë sytë. Por për përdoruesit e lenteve të kontaktit, Sharon tha: “Fërkimi i shpeshtë i syve mund të zhvendosë lentet tuaja të kontaktit ose ta shtyjë atë në qepallën e sipërme të syrit tuaj.” Kjo gjithashtu mund të çojë në baktere që hyjnë në syrin tuaj nga duart e ndyra. Ekzistojnë metoda të ndryshme që mund të përpiqeni të lehtësoni kruajtjen e syve në varësi të asaj që shkaktohet. “Nëse sytë tuaj janë të irrituar për shkak të syve të thatë, mund të ofrojë lehtësim përdorimi i disa pikave të syve”, tha Sharon. Maskat e syve ose një leckë e ftohtë gjithashtu mund të qetësojnë sytë. Por “nëse lentet tuaja të kontaktit po shkaktojnë acarim, mund të jetë më mirë që t’i hiqni ato”. Asnjëherë mos flini me lente të kontaktit Nëse jeni një përdorues i lenteve të kontaktit, ka të ngjarë që në një kohë të shtriheni në shtrat dhe të harroni t’i hiqni lentet tuaja. Sidoqoftë, zakoni është i rrezikshëm sepse sytë thahen shumë gjatë gjumit. Për më tepër, lentet mund të kufizojnë furnizimin me oksigjen në sy, duke shkaktuar ngadalë ulçera dhe inflamacion. Sharon madje tha se dremitjet duhet të shmangen sepse “për fat të keq kjo ende mund të irritojë dhe dëmtojë sytë tuaj”. “Pra, adhuruesit e gjumit rekomandohet të heqin kontaktet e tyre para se të bëjnë një sy gjumë” Nëse dremitni rastësisht me lentet tuaja, mos u përpiqni t’i hiqni ato shumë shpejt. Masazhoni sytë butë për të krijuar lagështirë ose përdorni pika për të mos i shkulur nga sytë e thatë, gjë që është e dhimbshme. Nëse keni mundësi, pushoni sytë nga lentet e kontaktit për disa ditë. Mos i vendosni lentet e kontaktit mbrapsht Ende keni sy të turbullt edhe me lentet tuaja? Ju mund t’i keni vendosur ato gabimisht. Sharon tha: “Një gabim i lehtë për t’u bërë, është futja e lentes tuaj të kontaktit mprapsht dhe kjo do të bëjë që vizioni juaj të turbullohet dhe të jetë i pakëndshëm.” “Shumicën e kohës, lentet tuaja do të rregullohen në formën që duhet të hyjë në sy kur ta hiqni nga paketimi.”