71 raste të të infektuarve me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë NULL NULL 16.05.2021 15:10 16.05.2021 15:10 71 raste pozitive me COVID-19 janë regjistruar gjatë 24 orëve në Kosovë. Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike bën të ditur se janë testuar 3 mijë e 377 mostra, të marra nga Shërbimi Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Numri i përgjithshëm i rasteve të shënuar me koronavirus në Kosovë është 106 mijë e 914.