Dortmundi është fitues i Kupës së Gjermanisë (VIDEO) NULL NULL 13.05.2021 22:53 13.05.2021 22:53 Borussia Dortmund është fitues i Kupës së Gjermanisë pasi mposhtën në finale Leipzigun me rezultat 1:4. Llogarinë e hapi Jadron Sancho, qysh në minutën e pestë. Pas tij shënoi edhe Erling Braut Haaland, në minutën e 28-të. Ishte sërish Sancho, ai i cili realizoi sërish në fund të 45 minutave të para të takimit. Rezultati u ngushtua nga Leipzig me Daniel Olmo, i cili shënoi në minutën e 81-të. E për rezultatin përfundimtar Leipzig 1 Dortmund 4 shënoi prapë Haaland.