Whoopi Goldberg po shkruan një film për një grua me ngjyrë superfuqi NULL NULL 26.04.2021 23:29 26.04.2021 23:29 Aktorja Whoopi Goldberg ka zbuluar se është duke e shkruar një film për një grua me ngjyrë e cila fiton superfuqi. Aktorja e cila ka fituar Emmy, Grammy, Oscar dhe Tony foli për revistën Variety, për ta shënuar 30 vjetorin e fitores së saj në Oskar në kategorinë së aktores më të mirë në rol dytësor për romancën mbinatyrore, “Fantazma”. “Që kur kam qenë fëmijë i vogël kam qenë e obsesionuar me superheronj”, ka thënë Goldberg. “Të gjitha janë duke e shpëtuar tokën gjatë gjithë kohës. Por e dini se kush do ta shpëtojë vërtetë Tokën? Plakat e zeza”, ka thënë Goldberg.