Letra e dashurisë nga Uellsi bëhet virale në Hungari NULL NULL 23.04.2021 11:52 23.04.2021 11:52 Mbi 30 hungarezë e kanë krijuar një video-letër për Uellsin të titulluar “Le të ndërtojmë ura”, shkruan BBC. Ndërkaq letra apo përgjigja e dashurisë e Uellsit ka marrë mbi 500 mijë vizita dhe është emetuar në televizion dhe në radio hungareze. Në video shihen fëmijë nga kisha e Montgomerit në një shkolle fillore, ish-kryebashkiakë dhe kryebashkiaku aktual, Haydn Andrew, këshilltarë e biznesmenë. Ndërkaq, videoja e hungarezëve është bërë në fshatin Kunagota që njihet si ‘fshati më uellsian’ pasi aty mbahen koncerte hungaro-uellsiane. Këto dy shtete dhe dy kultura gëzojnë një raport të veçantë me njëra-tjetrën.