Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Vuçiq: Nuk bën dikush t’i marrë të gjitha (VIDEO)

NULL NULL
nga Besnik Tahiri 22.04.2021 20:41

Me pyetjen e të gjitha pyetjeve u përballë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, atij po i kërkohet të tregojë se kur shteti i tij pranon shtetin e Kosovës.

Përgjigje konkrete nuk dha, por kërkon një zgjidhje kompromisi që sipas tij është kompromisi ku jo vetëm njëra palë fiton gjithçka e tjetra asgjë.

“Problemi i madh është se Shtetet e Bashkuara të Amerikës ,Gjermania dhe tjera vende të botës perëndimore vetëm i kërkojnë Serbisë njohjen e pavarësisë së Kosovës. Por kur i pyesim ata se çka na ofrojnë askush nuk thotë gjë. Madje as statusin e vendit pretendent për anëtarësim në BE nuk ta ofron kush”, tha Vuçiq, për Atlantic Council.

Pranë një audience amerikane e evropiane virtuale në debatin e organizuar nga Këshilli i Atlantikut, ish-radikali serb kërkoi paqe mes siç thotë ai Prishtinës e Beogradit e jo armiqësi .

Vuçiq, është pezmatuar me paralajmërimet nga Kosova se Serbia do të paditet për krimet e luftës.

“Ju nuk dëgjoni që Serbia i bënë ndonjë shantazh palës tjetër. Ne nuk kërcënojmë me kompensime lufte e procese gjyqësore. Këto gjëra i dëgjojmë çdo ditë nga Prishtina dhe asnjë reagim ndaj tyre nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Evropa”.

Presidenti i Serbisë foli edhe për 8 vjetorin e marrëveshjes së Brukselit. Ai thotë se pala serbe po i kërkon asaj kosovare përmbushjen e pikave kryesore të ujdisë e që janë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Vuçiq pohoi se zyrtar të lartë ndërkombëtar në këtë temë po i thonë që njëherë për një herë mos ta ngacmojë Qeverinë e re të Kosovës.

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.