Irani raporton mbi 24 mijë raste të reja me COVID-19 NULL NULL 19.04.2021 16:38 19.04.2021 16:38 Health personnel breaks a swap to put it into the collection tube after taking a smear at a drive-in coronavirus testing station in Nuertingen, southern Germany, on November 10, 2020, amid the novel coronavirus COVID-19 pandemic. (Photo by THOMAS KIENZLE / AFP) (Photo by THOMAS KIENZLE/AFP via Getty Images) Irani raportoi 24 mijë e 346 raste të reja me COVID-19 duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendit në 2 milionë e 261 mijë e 435 të infektuar. Vendi gjithashtu raportoi 398 viktima nga COVID-19 duke rritur numrin në 67 mijë e 130 viktima, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova. Të paktën 4 mijë e 843 pacientë janë shtruar në kujdesin intenziv. Presidenti iranian Hassan Rouhani tha të enjten e kaluar se vendi po përjeton valën e 4-të të koronavirusit. 257 qytete dhe qyteza në Iran janë të kategorizuara si “zona të kuqe”. Këto zona janë në gjysmë-bllokim dhe bizneset jo-thelbësore janë të mbyllura.