Kosova e para në Europianin e Xhudos NULL NULL 18.04.2021 19:45 18.04.2021 19:45 Kosova është renditur e para në Europianin e Xhudos, e cila është mbajtur në Lisbonë të Portugalisë. Kosova e ka përfunduar Europianin me më së shumti medalje, dy të arta, një të bronztë dhe dy vende të pesta, njofton Klan Kosova. Medaljet për Kosovën i fitoi: Akil Gjakova, të artë, Distria Krasniqi, të artë, Nora Gjakova, të bronztë, Akil Gjakova bëhet xhudisti i parë kosovar që fiton Medalje të Artë në Sport Olimpik, ndërsa Distria Krasniqi bëhet për herë të parë Kampione Europiane. ”Bac u kry …. Kosova mbi të gjitha Çka të flas më shumë! Kështu përfundoj Evropiani i xhudos #krenar #proudcoach”, shkruan Driton Kuka.