Na ndiqni në:


Get it on Google Play Download on the App Store

Mbi 202 milionë doza të vaksinës kundër COVID-19 janë administruar në SHBA

NULL NULL
17.04.2021 10:27

Më shumë se 202 milionë doza të vaksinës COVID-19 janë administruar në Shtetet e Bashkuara, sipas të dhënave të botuara të premten nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Rreth 185 milionë nga ato doza janë raportuar të administruara që kur Presidenti, Joe Biden mori detyrën. Krejt kjo me qëllim për të arritur 200 milionë doza të administruara nën administrimin e tij deri në ditën e tij të 100-të në detyrë.

Për të arritur këtë qëllim, dozat totale të administruara do të ishin rreth 218 milionë doza që nga fillimi i vaksinimeve.

CDC raportoi se janë administruar 202 milionë e 282 mijë e 923 doza totale, rreth 78% e 258 milionë e 502 mijë e 815 doza të dorëzuara.

Kjo është gati 4 milionë doza më shumë të raportuara të administruara që nga dje, për një mesatare shtatë-ditore prej rreth 3.3 milionë doza në ditë.

Në përgjithësi, rreth 38.5% e popullsisë amerikane – gati 128 milionë njerëz – kanë marrë të paktën një dozë vaksine, dhe rreth 24% e popullsisë amerikane – gati 81 milionë njerëz – është plotësisht e vaksinuar, tregojnë të dhënat e CDC.

 

lajme të ngjashme