520 të infektuar me COVID-19 brenda 24 orëve NULL NULL 16.04.2021 15:03 16.04.2021 15:03 Gjatë 24 orëve të fundit pozitiv me virusin COVID-19 kanë rezultuar 520 persona nga 3 mijë e 230 mostra të marra. Gjithashtu gjatë kësaj periudhe sipas IKSHPK-së janë shëruar 646 persona, transmeton Klan Kosova. Numri total i rasteve aktive në Kosovë me koronavirus është 12 mijë e 760 persona, ndërsa numri total i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë është 100 mijë e 646 pacientë.