Dy gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësinë në kualifikimet e futsallit “Euro 2022” NULL NULL nga Jon Ajeti 14.04.2021 15:44 nga Jon Ajeti 14.04.2021 15:44 Gjyqtarët e futsallit kosovar me stemë të FIFA-s, Besar Beqiri dhe Besart Ismajli, e kanë ndarë drejtësinë në ndeshjen Slloveni – Letoni e cila është e vlefshme për kualifikimet në Kampionatin Evropian në Futsall “Euro 2022” i cili organizohet vitin tjetër në Holandë. Kjo ndeshje përfundoi me rezultat 5:3 në të mirë të Sllovenisë. Ky takim u zhvillua të hënën në qytetin e Lashkos ku gjyqtarët kosovarë u vlerësuan lart për referimin e tyre, njofton Klan Kosova. Kjo është hera e 11-të që gjyqtarët me stemë të FIFA-s, Ismajli dhe Beqiri, referojnë ndeshje në arenën ndërkombëtare.