Edumedia: “Deepfake” apo mashtrimi i thellë (PROMO) NULL NULL 13.04.2021 18:06 13.04.2021 18:06 Të mërkurën kthehet në Klan Kosova, sezoni i ri i Edumedia, ciklit të emisioneve kushtuar edukimit medial. Tema e parë që trajtohet është “Deepfake”, apo, mashtrimi i thellë, siç mund të quhet ndryshe ky proces i shtrembërimit të madh të fakteve, falë teknologjisë. Kush janë personat më me nam që pësuan falë mashtrimit me ‘deepfake’? Kur nisi të përdoret ky lloj i manipulimit teknologjik dhe pse po konsiderohet si shumë efikas, nga ata që po e aplikojnë atë? Qysh mund ta dallojë publiku që një prodhim i tillë është ‘deepfake’, e jo i vërtetë? Cili politikan kosovar u bë viktimë e një manipulimi të tillë? Për t’i marrë përgjigjet në këto e shumë pyetje tjera, ndiqeni, të mërkurën, nga ora 22, Edumedia, një emision i përbashkët i Klan Kosova dhe OSBE-së kushtuar edukimit medial. *Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber. *Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
Kosova Policia konfirmon raportimin e Klankosova.tv: Mesazhi për bombë dyshohet se erdhi nga Serbia 05/07/2025
Kosova Temperaturat e larta, MPB me vendim ndalon ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura 05/07/2025
Kosova Osmani: Mbrojtja e të drejtave të pacientëve, indikator i rëndësishëm i funksionimit demokratik të shtetit 05/07/2025